Mërgim Vojvoda luajti më shumë se një orë për Torinon në humbjen ndaj Udineses

Torino ka pësuar humbje në shtëpi nga Udinese në takimin e javës së 11-të në elitën e futbollit italian, shkruan “Zeri.info”.

Rezultati final i ballafaqimit përfundoi 2:3 për skuadrën mysafire.

Në këtë duel, Mërgim Vojvoda ishte nga minuta e parë për vendasit.

Por, mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, e la fushën në minutën e 63-të, pasi u zëvendësua nga bashkëlojtari i tij, Amer Gojak.

Torino nuk po kalon momente të mira këtë edicion në Serie A, pasi që ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë me gjashtë pikë. /Zeri.info