Si të tejkalohet pandemia e korrupsionit

Pandemia e korrupsionit është një “sëmundje” e cila u ka mbijetuar shumë sistemeve e qeverive dhe është bërë pothuajse imun ndaj çdo lloj mase anti korrupsion. Por, megjithate betejat duhet vazhduar, sepse kjo luftë duhet fituar.

“Me edukim kundër korrupsionit e pa korrupsion në edukim” është një shkrim i imi autorial të cilin e kam publikuar diku në fillim të vitit shkollor e akademik (2017) dedikuar target grupit nxënës e studentë, por jo vetëm.

Çka kam synuar me atë. Me atë kam dashtë ët them se lufta me efikase kundër korrupsionit duhet të jetë ajo në fushën e edukimit kundër korrupsion. Natyrisht se thënë kushtimisht, shërimi i shoqërisë nga korrupsioni, që jo rrallë quhet “sëmundje e shoqërisë” për staza afatgjata duhet të bëhet me edukim sistematik të brezave të rinjë.

Por, kjo gjithsesi duhet shoqëruar edhe me masa të tëra, qoftë edhe repressive për të gjithë ata që konstatohet se po abuzojnë me fondet publike dhe po e keqperdorin detyrën, pozitën apo funksionin e tyre publik për përfitime personale.

Është e ditur se mashtrimi dhe korrupsioni në sektorin publik në mënyrë dramatike dëmtojnë ekonominë, financat publike si dhe reputacionin dhe besueshmerinë në instituciuonet publike.

Në kohën e avancimit ditor të teknologjive të reja, mashtrimi dhe korrupsioni po zhvillohen në forma gjithnjë me të reja dhe ma komplekse. Prandaj edhe hetimet janë me të vështira, veçanërisht nëse nuk kryhen në mënyrë efikase.

Autoritetet duhet te zbatojnë masa dhe instrumente të posaçme për të parandaluar në mënyrë efektive mashtrimin dhe korrupsionin në përgjithësi.

Ate që në shkrimet e mia të kahershme e kam quajtur ngritje e kapaciteteve kundër korrupsion nepër institucione publike, tash kam të drejtë ta quaj fuqizim i autoriteteve kundër korrupsion, sepse të tillat tashmë ekzistojnë dhe janë të dizajnuara në atë mënyrë që të parandalojnë konfliktin e interesit dhe rrjedhimisht edhe korrupsionin në përgjithësi.

A mund të parandalohet konflikti i interesi dhe korrupsioni?

Korrupsioni është një sfidë kyqe për sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë çdo kund në Evropë.

Eshtë e ditur se rrugët me të ndërlikuara të përballjes me korrupsionin janë ato që synojnë parandalimin e tij. Ato lidhen me ndërtimin e forcimin e instucioneve, të sistemeve dhe procedurave të tilla, që të jenë të afta, nga njëra anë të pakësojnë sa të jetë e mundur faktorët dhe stimujt që i shtyjnë njerëzit të përfshihen në korrupsion, dhe nga ana tjetër, të rrisin sa më shumë stimujt që shtyjnë njerëzit të largohen prej tij.

E thënë shkurt, parandalimi i korrupsionit është i lidhur me qeverisjen e mirë.

Në drejtim të luftës për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ka filluar të ketë veprime, të ketë shkundje dhe kjo, qoftë në drejtim të përmirësimit të legjislacionit, qoftë me veprime konkrete të institucioneve të caktuara. E rëndësishme është që këto veprime të vazhdojnë dhe të shkojnë deri në fund.

Masat parandaluese të orientuira në; vlerësimin e legjislacionit, vlerësimin e integritetit institucional dhe individual, si dhe vlerësimin e riskut nga korrupsioni, janë disa nga mjetet efikase të parandalimit të korrupsionit.

Së fundi, nëse dëshirojmë t’i japim një përgjegjje pyetjes rreth perspektives së luftës kundër korrupsionit dhe meqë korrupsioni është një fenomen i realiteti të sotem social, jo vetëm në vende të vecanta, zakonisht tranzicioni, por në të gjithë botën, nga i cili nuk do të shpëtojmë as në të adhmen, duhet të ndërgjegjësohemi se ulja e korrupsionit dhe vënia e tij nën kontrollë do të jetë një proces i përhershëm, që do të zgjasë për shumë kohë.

E rëndësishme është që mos të zmbrapsemi në masa kundër korrupsionit. Ndërsa vazhdimisht krahas masave kundër korrupsionit duhet të ketë aktivitete edukuese kundër këtij fenomeni të dëmshëm për shoqërinë.

Fjalia përmbyllëse e imja në kuptim të krejt kësaj është; “Me dënim kufizojmë të korruptuarin, me edukim mund të kufizojmë korrupsionin”.