Vetura më e dashur në Kosovë tani flet edhe shqip!

Kur flitet për veturën më të dashur në Kosovë, sigurisht se menjëherë ju vjen në mendje Renault Captur!

Modeli më i ri i kësaj serie që absolutisht po vazhdon dominimin në segmentin e vet, Captur 2020, për një kohë shumë të shkurtë ka arritur ta dominonte tregun kosovar me shitje në shifra rekorde.

Teknologjia e avancuar, performanca dinamike e çmimi i volitshëm janë vetëm disa prej gjërave që e karakterizojnë veturën më të dashur në Kosovë.

Sidoqoftë, kësaj veture iu është shtuar edhe një karakteristikë tjetër interesante: tani Captur i Ri flet shqip!

Sipas dëshirës së vozitësit, Captur i Ri tani e ofron edhe gjuhën shqipe në ekran, duke ju mundësuar juve që sa më thjeshtë të navigoni në touchscreen-in elegant e me shumë opsione!

Kjo e tregon përkushtimin maksimal të cilin Renault vazhdon ta shfaq për shqiptarët dhe gjuhën më të bukur në botë – shqipen!

Përndryshe, Këtë veturë mund ta testoni edhe për vozitje në showroom-in e përfaqësuesit të autorizuar, Auto Mita.