Policia e shpall në kërkim turkun e dyshuar për vrasjen e sotme në “Dardani”
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, pas identifikimit të personit të dyshuar pwr kwtw vrasje, me autorizim të Prokurorisë së shtetit e ka shpallur në kërkim personin e dyshuar; ATILA YALDIRIM (1967), shtetas i Turqisë.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në lidhje me informacionet që mund të kenë për vendodhjen e të dyshuarit.
“Duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në veçanti për këtë rast, po ju përcjellim fotografinë e pesonit të dyshuar dhe kërkojmë nga të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e personit të kërkuar ta njoftojnë policinë në numrin 192”, tthuhet në komunikatën e policisë. /Zëri