Tre të lënduar në një aksident trafiku mes pesë veturave në Prishtinë

Tre persona janë lënduar në një aksident të ndodhur sot në Prishtinë, në mes të pesë veturave.

Aksidenti ka ndodhur më saktësisht në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, apo te Posta, rreth orës 16:00.

Rastin për “Zeri.info” e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rrerh orës 16:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të 5 automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në raport./Zëri