Mbrojtësi i Interit shërohet nga koronavirusi
Trajneri i Interit, Antonio Conte e ka marrë një lajm tejet të mirë gjatë ditës së sotme.
Mbrojtësi i Interit, Aleksandar Kolarov është shëruar nga virusi korona së fundmi, shkruan "Zeri.info".
35-vjeçari kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 javë më parë.
Kështu, Kolarov nga tani e tutje do të jetë në dispozicion të Contes. /Zeri.info