Zyrtare: Rezultatet e dobëta, Patrick Viera shkarkohet nga pozita e trajnerit
Patrick Viera është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Nices pas dy vite e gjysmë në krye të skuadrës franceze.
Pas një ecurie prej pesë humbjeve radhazi në të gjitha kompeticionit, Nice ka ndarë rrugët me Vieran, shkruan "Zeri.info".
44-vjeçari ka pasur kontratë me Nicen deri në fund të edicionit, por ai kishte marrë shumë kritika për filozofinë e lojës kohëve të fundit.
Nice ndodhet në vendin e 11-të në Ligën 1 pas humbjes së fundit në fundjavë nga Dijoni.
Por, humbja e djeshme 2:3 nga Bayer Leverkuseni në Ligën e Evropës ishte vendimtare për shkarkimin e tij. /Zeri.info