Sekuestrohen pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas kërkesës së SPAK-ut

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjykata ka vendosur sekuestro ndaj pasurive të ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla.  

Mbi bazën e hetimeve të kryera, SPAK ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), kërkesën për sekuestrimin e pasurive në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla.

Kërkesa e SPAK vjen për 5 pasuri të paluajtshme, mes tyre një apartament dhe 5 sipërfaqe toke arë, prej mijëra metrash katrorë.

Në argumentimin e SPAK thuhet se sekuestrimi është masë parandaluese autonome nga procesi penal që është duke u zhvilluar ndaj këtij shtetasi.

Më datë 23 nëntor GJKKO, vendosi sekuestron e pasurisë për ish-kryeprokurorin. /Euronewsal