SHBA-ja për një ditë regjistron numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 3,157 vdekje të reja nga koronavirusi të mërkurën, numri më i lartë në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Ditët me numrin më të lartë të vdekjeve të reja sipas të dhënave të këtij universiteti janë:
2 dhjetor: 3,157
15 prill: 2,603
1 dhjetor: 2,597
7 prill: 2,570
21 prill: 2,542.