Mbyllet me rezultat befasues pjesa e parë e ndeshjes Holanda – Kosova

Vashat tona kanë arritur të mbijetojnë në pjesën e parë në sfidën ndaj Holandës që po luhet në këto momente në Holandë, shkruan “Zeri.info”.

Holanda - Kosova po ndeshen në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, derisa rezultati pas 45 minutave të parë është i barabartë 0:0.

Padyshim duke e ditur superfuqinë e Holandës në futbollin femëror ky rezultat është tejet befasues. /Zeri.info