Vetaksident në Suharekë, vetura bie në lum

Gjatë ditës së djeshme në Suharekë një person ka humbur kontrollin mbi veturën e tij dhe ka rënë në lum.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se si pasojë e vetaksidentit, lëndime ka pësuar vetë vozitësi, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti mbetet nën hetime. /Zëri