Po dërgonte fëmijët në shkollë, plagoset me 2 plumba në këmbë 43-vjeçari në Lezhë

Të shtëna me armë zjarri në fshatin Balldre të Lezhës.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi me iniciale Gj.Gj ka plagosur me armë zjarri në këmbë Hile Gjinin.

I plagosuri sapo kishte dalë nga shtëpia për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërsa është përballur me bashkëfshatarin e tij. Ky i fundit e ka qëlluar me 2 plumba në këmbë.

Pas plagosjes Hile Gjini ka qëndruar në automjetin e tij me fëmijët dhe bashkëshorten deri sa ka mbërritur policia dhe autoambulanca.

43-vjeçari ndodhet në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.