Shqipëri, edhe një tjetër pacient hidhet nga spitali dhe humb jetën

Policia e Shqipërisë njofton se një tjetër pacient që ishte duke u trajtuar për koronavirus është hedhur nga lartësia e Sanatoriumit pak pas mesnate duke gjetur vdekjen.

Viktima është shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë menjëherë si pasojë e plagëve të marra.

Ky është rasti i 5 brenda pak muajsh që pacientë që janë duke marrë trajtim në spitalet COVID hidhen nga katet e larta të tyre.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.