Serbia tërheq vendimin për dëbimin e ambasadorit malazez

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka njoftuar se është tërhequr vendimi për dëbimin e ambasadorit malazez në Beograd, Tarzan Millosheviq.

Vendimi për dëbimin e tij u mor pasi Mali i Zi e shpalli ambasadorin e Serbisë person të padëshiruar (non grata) dhe i kërkoi që të largohet nga shteti.

Anulimi i vendimit erdhi pas një takimi që Bërnabiqi e zhvilloi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Si arsye u tha të jetë miqësia me Malin e Zi.