Mbyllet drama mes Southamptonit dhe Man Unitedit, një gol në minutat shtesë cakton fatin e ndeshjes
Është mbyllur me rezultat dramatik ndeshja e sotme mes Southamptonit dhe Manchester Unitedit.
Në "St. Mary Stadium", Manchester Unitedi ka regjistruar fitore të madhe ndaj Southamptonit, shkruan "Zeri.info".
Ndeshja e vlefshme për javën e dhjetë në Premierligë, Man Unitedi ka fituar me rezultat të ngushtë, 2:3.
Për Southamptonin shënuan Bednarek në minutën e 23-të si dhe Ward-Prowse në minutën e 33-të.
Kurse, për mysafirët realizuan Fernandes ('60), Cavani ('74) dhe sërish sulmuesi uruguaian në minutat shtesë për tre pikët dramatike.
Me fitoren e sotme, Man Unitedi ngritet në vendin e shtatë me 16 pikë, kurse Southamptoni në vendin e pestë me 17 sosh. /Zeri.info