Superliga e Kosovës sot sjell derbin e madh shqiptar

Java e 15-të e elitës së futbollit të Kosovës, sot sjell njerin nga derbit më të mëdha shqiptar ku ndeshën Gjilani e Drita, shkruan “Zeri.info”.

Rivaliteti i këtyre dy skuadrave gjithmonë ka qenë i madh, mirëpo sivjet duket të jetë edhe më interesant për faktin se të dyja skuadrat janë në luftë për titull ashtu siç ishin edicionin e kaluar kur Drita përfundoi kampione ndërsa Gjilani në pozitën e dytë.

Se kush do të festojë këtë herë mbetet të shihet por një është e sigurt lufta në fushë do të jetë e jashtëzakonshme. Mungesa e vetme e madhe e kësaj ndeshjeje do të jetë mungesa e tifozëve pasi luhet me dyer të mbyllura dhe si “Skifterët” ashtu edhe “Intelektualët” ndeshjen do ta ndjekin nga televizioni.

Ndeshja Gjilani – Drita nis nga ora 13:30.

Sot zhvillohet edhe një ndeshje tjetër ajo ndërmjet Feronikelit dhe Ttrepçës’89, sfidë kjo që luhet nga ora 13:00 dhe pritet të sjellë një takim mjaft joshës dhe të luftuar në fushë. Kjo ndeshje nis nga ora 13:00.

Të kujtojmë se dje Prishtina e ka mposhtur Besën si mysafire me rezultat 0:2.

SUPERLIGA 

13:00 Feronikeli – Trepça ‘89
Gjyqtarë: Vigan Ibërdemaj, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Ilir Mehmeti.

13:30 Gjilani – Drita
Gjyqtarë: Dardan Çaka, Elvis Bicaj, Imran Kabashi, Valbon Hoxha./Zeri.info