Flamuri kombëtar vendoset para Kuvendit dhe Presidences
Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe para zyrës së presidentit është vendosur flamuri kombëtar shqiptar.
Për këtë ka njoftuar ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ku përmes disa fotografive të postuara në rrjetin social “Facebook”, shihet flamuri kombëtar shqiptar krahas atij shteteror të Kosovës.
“Për nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe para zyrës se Presidentit të Republikës, është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, krahas atij shtetëror të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo./Zëri