Mitrovica ndjek shembullin e Prishtinës, nga 50 euro për të infektuarit me COVID

Komuna e Mitrovicës ka ndjekur shembullin e Prishtinës, për të ndihmuar të prekurit me koronavirus.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës, ka marrë vendim që të ndajë nga 50 euro për çdo të infektuar me COVID-19 në këtë komunë, transmeton Zeri.info

Lajmin e ka bërë të ditur asambleisti i PDK-së, Donjet Bislmi.

“Sot në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal, me propozimin tonë dhe përkrahje nga të gjitha partitë vendosem që edhe ne si Kuvend të obligojmë Komunën që të ndaj 50 euro për çdo të infektuar me COVID19 në Mitrovicë,Vendimi hyri në fuqi menjëherë nga momenti i votimit!”, ka shkruar Bislimi./Zëri