Superliga live: Drenica – Ballkani, mbyllet ndeshja triumfon Ballkani
Me ndeshjen që zhvillohet sot në Skenderaj ndërmjet Drenicës e Ballkanit mbyllet java e 14-të në elitën e futbollit kosovar.
Lideri i tabelës, Ballkani udhëton drejt Skenderajt me synime për të marrë pikë të plota në mënyrë që ta thellojë diferencën e pikëve në renditjen tabelore. Në anë tjetër Drenica synon pikë në mënyrë që të stabilizohet në mesin e tabelës dhe mbijetesën ta ketë më të lehtë.
Kjo është arsyeja të pritet një ndeshje e fortë. Takimi nis nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Live
Drenica – Ballkani 1:2
90+3' Mbyllet ndeshja
GOL: 89' Azem Bejta ka shënuar për Drenicën
81' Ballkani ka bër një zëvëndësim te detyruar Mirlind Daku kishte një shqetësim në këmbë. Gjithsesi, nuk dukej të jetë lëndim i rëndë
78' Mevlan Zeka gjuan bukur por shtylla shpëton Drenicën, nga topi i kthyer nuk përfiton Bytyqi që gjuajti në duart e portierit
72′ Drenica kryen edhe zëvendësimin e pestë, Arbios Thaqi është inkuadruar
71′ Sinani dhe Zeka futen në lojë tek Ballkani në vend të Krasniqit dhe Gashit
65' Ballkani po zhvillon një lojë të buku dhe Munishi nuk kishte shumë nevojë ndërhyrje. Zëvëndesimi i parë i tij ishte tash, doli Gripshi hyri Ramiz Bytyqi
60' Arbër Prekazi i Ballanit ishte i pafat pasi gjuajti bukur por topi qëllon shtyllën në vend të rrjetit
57' Edhe në pjesën e dytë Devolli nuk është i kënaqur me skuadrën, bën Zëvendesimin e katërt: Hysen Tahiri futet në lojë në vend të Murarit
46' Nis pjesa e dytë
45+1' Mbyllet pjesa e parë
45' Korenica i Ballkanit gjuan furishëm, topi kalon jashtë porte
38' Trajneri i Drenicës i pakënaqur me lojën ka bërë tri zëvëndësime pas 38 minutave lojë gjë e cila nuk është parë më heret në futbollin tonë. Del Murati hyn Fazliu, del Lushtaku hyn Dushlaku, del Zeqa hyn Morina
GOL: 29' Mirlind Daku ka shënuar një gol spektakolar nga 18 metra me një gjuajtje të jashtëzakonshme
21' Ballkani vazhdon ta ruaj epësinë e minutës së 4-t. Drenica nuk po gjen hapësira në mbrojtjen e Ballkanit
14' Nazmi Gripshi ka mundur ta dyfishoi epërsinë e Ballkanit, por gjuajtja e tij kaloj për pak jashtë porte
GOL: 04' Ermal Krasniqi pas një aksioni të mirë të Ballkanit ka shënuar gol
01' Nis ndeshja
Formacionet:
Drenica: Drenica: Ymeri, Dushi, Zeqaj, Elshani, Dumani, Bejta, Lushtaku, Mustafa, Miftaraj, Murati, Kerim. Trajner: Bledar Devolli
Ballkani: Ruxhi, Thaqi, Potoku, Berisha, Gashi, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Daku, Kuç, Prekazi. Trajner: Ismet Munishi
Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Elvis Bicaj, Visar Kelmendi, Vigan Ibërdemaj. /Zeri.info