Haxhi Shala i thur vargje djalit të tij, Vjosa Osmanin e quan fundrrinë
Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, përmes një statusi në Facebook, i ka thurur vargje djalit të tij Flakronit, i cili pasi u emërua konsull i përgjithshëm në Pragë, vendimi u rrëzua nga u.d. e presidentit, Vjosa Osmani.
Në këtë status, deputeti i është referuar terthorazi Osmanit me termin "fundrrinë", pikërisht në kohën kur po shënohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas.
"Flakron biri im kur ti linde para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe. Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundrrinat e ngjitura në kulmin e shtetit. Flakron flakro kudo qe je me dashurinë për atedheun tonë Kosoven! Urime ditëlindja", shkroi Haxhi Shala në profilin e tij në Facebook. /Zëri