Punëtori shqiptar mahnit nga Gjermania: Interpreton në piano melodi shqipe (VIDEO)

Fakti që kanë lënë Kosovën dhe punojnë punë fizike në perëndim kjo nuk e zbehë aspak personalitetin dhe vlerat që kanë shqiptarët që jetojnë në Evropë.

Shumë të rinj shqiptarë kanë kryer universitetet në Kosovë, por në pamundësi që të gjejnë një vend pune kanë shkuar në perëndim që të punojnë dhe të sigurojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

Në mesin e tyre është edhe Gazmend Geci i cili pas luftës në Kosovë, është detyruar të lë vendlindjen dhe të udhëtojë për punë në Gjermani.

Edhe ai si shumica e shqiptarëve punojnë punë fizike në këtë vend.

Të hënën gjatë punës, Gazmendi ka hasur në një piano të braktisur diku në Gjermani. Duke qenë se Gazmendi ka njohuri edhe për artin dhe muzikën për një moment ka lënë punën dhe ka ekzekutuar në piano disa melodi të këngëve shqipe.

Ai madje është futur live në facebook, duke interpretuar këngën “Hajredin Pasha”, një ndër këngët më të pëlqyera shqiptare.

 Geci tutje është shprehur se falënderon nga zemra të gjithë për përkrahjen dhe se kjo është një mënyrë qysh mërgimtarët e kalojnë mërzinë për vendlindjen./ KultPlus.com