Grabitet një lokal në Prishtinë gjatë orarit të punës

Dje në rrugën “Rexhep Shema” në kryeqytet, gjatë kohës kur dy punëtore ishin duke punuar në një dyqan ushqimor, tre të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë marrë arkën dhe janë larguar, raporton “Zeri.info”.

“Rr. ‘Rexhep Shema’, Prishtinë, 23.11.2020 - 17:22. Dy ankueset femra kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në një lokal (market), tre të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armeve kanë marrë arkën dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, njofton PK-ja.

Për shkak të shqetësimi, ankueset kanë pranuar trajtim mjekësor. /Zëri