Skuadra e madhe gjermane po e synon danezin Christian Eriksen
Gjiganti i Bundesligas, Borussia Dortmund është shumë seriozisht duke e përcjellë situatën e futbollistit danez Christian Eriksen te Interi, shkruan “Zeri.info”.
Dortmund është i lidhur me lojtarin që nga tetori dhe shpreson që në afatin dimëror të arrijë marrëveshje me “Neurazurët” për huazim, nëse gjithmonë mbetet situata e njëjtë e tij në raport me trajnerin Conte.
28-vjeçari nuk është në planet e Antonio Conte dhe kjo është dëshmuar, meqenëse qëndron në stol shumicën e ndeshjeve.
Lojtari gjithashtu është i lidhur me rikthimin në Angli, të Manchester Unitedi ose Arsenali. /Zeri.info