Basketbollisti i kërkuar me ngulm nga Serbia: Babai im është Zyfer Avdija, ai ka lindur në Kosovë
Basketbollisti i Maccabi Tel Aviv, Deni Avdija ka dhënë së fundmi një deklaratë tejet interesante.
Avdija është djali i Zyfer Avdijës, një ish-basketbollist dhe kapiten i Cevena Zvezdës, shkruan "Zeri.info".
Ndërkaq, Deni tani ka folur për prejardhjen e tij.
"Babai im është Zyfer Avdija. Ai ka lindur në Kosovë. Ishte basketbollist i ish-Jugosllavisë dhe disa skuadrave izraelite", tha Deni.
"Izraeli nuk ka dhënë shumë lojtarë në NBA dhe është nder për mua ta përfaqësoj këtë vend", tregon më tej ai.
"Jam i ngazëllyer dhe dua ta përmirësoj lojën time", shtoi Avdija.
Ndryshe, Avdija ishte kërkuar me ngulm nga Kombëtarja serbe, por në fund ai zgjodhi Izraelin. /Zeri.info