Federata e Futbollit të Sllovenisë e përshkruan kështu fitoren dramatike ndaj Kosovës

"Dardanët" nuk rezistojnë në Lubjanë. Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar humbje nga Sllovenia në Ligën e Kombeve.

Në ndeshjen që u zhvillua në "Stadion Stozice", Kosova është mposhtur nga skuadra që drejtohet nga Matjaz Kek, raporton "Zeri.info".

Ndeshja e vlefshme për grupin C3 u mbyll me rezultat 2:1, me dy skuadrat që kishin raste të shumta shënimi.

Pas ndeshjes, Federata e Futbollit të Sllovenisë e ka përshkruar ndeshjen e sotme në "Twitter" duke shkruar:

"Lufta deri në fund". /Zeri.info