Njihuni me të gjithë pjesëmarrësit dhe grupet e Kampionatit Evropian 2020

Pas katër finaleve të Ligës së Kombeve mbrëmë, grupet e Kampionatit Evropian "Euro 2020" më në fund janë kompletuar.

Gara më e madhe e futbollit evropian do të luhet vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan "Zeri.info".

Maqedonia e Veriut pas fitores (1:0) në finale ndaj Gjeorgjisë, do të luajë për herë të parë në Kampionatin Evropian.

Skuadra e Igor Angelovskit ështv në grup me Holandën, Ukrainën dhe Austrisë.

Në shikim të parë, grupi F është më i "nxehti" pasi ka në përbërje Portugalinë, Francën, Gjermaninë dhe Hungarinë. 

Grupi A

Turqia

Italia

Uellsi

Zvicra
 
Grupi B

Danimarka

Finlanda

Belgjika

Rusia

Grupi C

Holandë

Ukrainë

Austri

Maqedonia e Veriut

Grupi  D

Anglia

Kroacia

Republika Çeke

Skocia

Grupi E

Spanja

Suedi

Polonia

Sllovakia

Grupi F

Hungaria

Portugalia

Franca

Gjermania. /Zeri.info