Maqedonia e Veriut kualifikohet në Kampionatin Evropian
Skuadra e Maqedonisë së Veriut është kualifikuar në Kampionatin Evropian “Euro2021”, pasi e ka mposhtur sot Gjeorgjinë me rezultat 0:1, shkruan “Zeril.info”
Finalja e madhe e zhvilluar në Tbilisi i ka takuar maqedonasve me një gol të shënuar nga Goran Pandev në minutën e 55-të.
Ky është një sukses historik i Maqedonisë së Veriut pasi për herë të parë kualifikohet në një eveniment të tillë.
Te Maqedonia u paraqitën katër futbollistë shqiptarë, ndërsa mungoi Enis Bardhi për shkak të lëndimit.
Të kujtojmë se Maqedonia në gjysmëfinale kishte mposhtur Kosovën në Shkup me rezultat 2:1. /Zeri.info