Ardian Ismajli reagon pas ndeshjes: Ndjenja të përziera të luash ndaj Kosovës

Miqësorja vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës është mbyllur me fitoren e kuqezinjëve në pasditën e sotme në Elbasan.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Elbasan Arena", Kombëtarja shqiptare ishte nikoqire e Kosovës, raporton "Zeri.info".

Ndeshja në fjalë i takoi Shqipërisë me rezultat të ngushtë, 2:1.

Bekim Balaj ('31) dhe Myrtu Uzuni ('65) i realizuan sot golat e fitores për skuadrën e Edi Rejës.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Shqipërisë, ish-kapiteni i Kosovës U21 e komentoi ndeshjen e sotme.

"Tani situata ime është e mirë, e rëndësishme është se jam rikthyer të luaj", deklaroi Ismajli në "TVSH", përcjell "Zeri.info".

"Janë ndjenja të përziera të luaj ndaj Kosovës, kjo ndeshje na shërbeu për këta djemë të rinjë", tregoi ai. /Zeri.info