Mirlind Daku realizon ëndrrën, debuton me Kosovën kundër Shqipërisë
Kanë kaluar mbi 80 minuta në ndeshjen vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Kosova e ka ngushtuar disavantazhin në 2:1 me golin e shënuar nga Vedat Muriqi nga pika e bardhë, raporton "Zeri.info".
Ndërkohë, te Kosova ka debutuar edhe Mirlind Daku, sulmuesi i Ballkanit, i cili zëvendësoi Florent Hadërgjonajn.
Kombëtarja e Shqipërisë është nikoqire e Kosovës në një ndeshje miqësore në pasditën e sotme.
Ndeshja ka nisur nga ora 16:00 në stadiumin "Elbasan Arena".
Kjo miqësore vie para dy ndeshjeve të të dyja skuadrave në Ligën e Kombeve. /Zeri.info