Mungesa e gjumit na shtyn të hamë më shumë

Mungesa e gjumit bën që njerëzit të kenë uri për ushqime të shpejta, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Lodhja mund të rrisë aktivitetin në zonat e trurit, që lidhen me apetitin dhe ushqimin për komfort. Andaj hormonet na thonë se jemi të uritur.

Kjo “prishje” e funksioneve normale të trurit rritë gjasat për konsumim të tepruar të ushqimit dhe me kalimin e kohës në obezitet.

Britania dhe SHBA-ja janë në mesin e vendeve me numrin më të lartë të personave mbipeshë dhe të atyre që kanë probleme me gjumin.

Provat që tregojnë se këto dyja janë të lidhura sa vijnë e rriten.