Daut Haradinaj: Duhet të jemi ushtarët e Amerikës në territorin e Ballkanit

Shefi i Grupit Paralamentar nga radhët AAK-së, Daut Haradinaj, u shpreh se Kosova është me fat që ka aleat Amerikën.

Haradinaj, në një emision në televizionin publik, ka thënë se suksesin e 30 viteve të fundit që ka arritur Kosova është falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Një interesim i madh global se kush do të zgjidhet sonte president i SHBA-së, por kosovarët kanë një arsye më shumë, dhe mendoj që këto 30 vjetët e fundit emri dhe kryefjala e suksesit tonë është SHBA”, u shpreh ai.

Ai tha se Kosova ka një fat që me dy palët ka marrëdhënie të mira dhe se politika e jashtme e SHBA-së nuk ndryshon saherë që ndërrojnë qeveritë.

“Ne jemi me fat që kemi aleat Amerikën dhe duhet të jemi ushtarë të saj në territorin e Ballkanit”, tha Haradinaj./Zëri