Bernard Berisha luajti 77 minuta në fitoren e skuadrës së tij

Futbollistit i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha ka luajtur nga minuta e parë me skuadrën e tij në fitoren 2:0 ndaj Krasnodar, raporton “Zeri.info”.

Berisha ishte prezent në fushë për 77 minuta lojë, teksa u zëvendësua në kohën kur ekipi i tij, Akhmat Grozny ishte duke udhëhequr 1:0.

Ai u zëvendësua nga bashkëlojtari i tij nga Kazakhistani, Marat Bystrov.

Pas zëvendësimit të tij, skuadra e Groznyt arriti edhe golin e dytë të takimit, duke i marrë tri pikë shumë të rëndësishme në kampionat. /Zeri.info