Ish-trajneri i Dritës emërohet përzgjedhës i Sri Lankës

Ish-trajneri i Dritës së Gjilanit, Almir Alagiq është emëruar përzgjedhës i Kombëtares aziatike të Sri Lankës, raporton Zeri.info.

Alagiq e ka marrë drejtimin e Sri Lankës muaj më parë.

60-vjeçari e ka drejtuar Dritën në vitin 2016 për disa ndeshje, por pa lënë gjurmë në futbollin e Kosovës.

Alagiq në kohën sa e drejonte Dritën dallohej për deklaratat e tij të forta dhe kritikuese për futbollin e Kosovës.

Alagiq është nga Bosnje dhe Hercegovina.

Ai gjatë karrierës së tij si trajner ka punuar në shumë shtete e kontinente. /Zeri.info