Mbyllet shkolla “Faik Konica” në Prishtinë

Shkolla Fillore “Faik Konica” ka njoftuar se për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus është marrë vendimi që kjo shkollë të mbyllet nga java e ardhshme mesimi të kthehet në online.

Sipas këtij njoftimi është bërë e ditur se deri më tani në shkollën fillore “Faik Konica” janë konfirmuar pesë raste pozitive me COVID-19, nga ana e mësim dhënësve dhe dy nxënës.

Bëjmë të ditur se deri më tani janë mbyllur rreth 20 shkolla në nivel vendi.