Lirim Kastrati luan vetëm dhjetë minuta në barazimin mes CSKA Moskës dhe Dinamo Zagrebit

CSKA Moska është përballur me Dinamo Zagrebin sonte në kuadër të Ligës së Evropës.

Në ndeshjen e zhvilluar në "CSKA Arena", skuadra ruse ka qenë nikoqire e Dinamo Zagebit, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja në fjalë u mbyll me rezultat baras, 0:0.

Në këtë ndeshje, Lirim Kastrati ishte në bankën e rezervistëve nga minuta e parë.

Futbollisti nga Hogoshti u inkuadrua vetëm në minutën e 81-të në këtë ndeshje.

Ndryshe, në grupin K, CSKA renditet në vendin e dytë me dy pikë, kurse Dinamo Zagrebi në vendin e tretë me dy pikë. /Zeri.info