“Bënim seks 10 herë në ditë”, Boateng ndahet nga Melisa Sata

"Bënim seks dhjetë herë në ditë", kishte deklaruar Melissas Sata në një medium kohë më parë për raportet me futbollistin e njohur nga Gana, Kevin Prince-Boateng.

Megjithatë, tashmë aventura e dyshes ka marrë fund, shkruan "Zeri.info".

Lajmi është zbuluar nga revista italiane "Chi", derisa fillimisht thuhej se ka "krizë" në raportet mes çiftit.

“Historia ka mbërritur në fund e Melisa ka zgjedhur të shpërngulet për disa ditë tek mikesha e saj Ariana Alesi, gruaja e Renco Rosos.

Për të përforcuar ndarjen, Sata me shumë kujdes evitoi të shfaqej në tribunën e stadiumit të Monzës ku luan i shoqi”, ishin detajet e përcjella nga revista italiane. /Zeri.info