Faqja e institutit “Robert Koch” sulmohet nga hakerët
Persona të panjohur para disa dite sulmuan me mjete zjarrvënëse godinën e Institutit Robert Koch. Tani bëhet e ditur se ka pasur edhe një sulm kibernetik kundër faqes së internetit javën e kaluar, raporton DW
Zëdhënës i Qendrës Federale të Teknologjisë së Informacionit (ITZBund) tha se hakerat e internetit e paralizuan përkohësisht web-faqen e Institutit-Robert-Koch të enjten e kaluar.
Ai konfirmoi një raport përkatës të revistës "Spiegel" ku bëhet fjalë për një të ashtuquajtur sulm DDOS (Distributed Denial of Service) (Mohimi i Shpërndarë i Shërbimit). Një zëdhënëse e policisë tha, policinë e Berlinit nuk e angazhuan pas sulmit kibernetik dhe se Instituti ende nuk ka bërë një kallëzim penal, transmeton Zeri.info
Në rastin e sulmeve DDOS, serverat mbingarkohen nga kërkesa të pakuptimta. Kështu që sulmet mund të kryhen në një shkallë të gjerë. Sipas ITZBund, nuk dihet ende se kush është prapa sulmit dhe është ende po bëhen hetime.
Instituti -Robert-Koch është autoriteti federal më i lartë gjerman për sëmundjet infektive dhe ka qenë në vëmendjen e publikut prej muajsh, në kontekstin e pandemisë Corona.
Fatmirësisht i ashtuquajturi pult, në të cilin mblidhen dhe shfaqen shifrat aktuale mbi ngjarjet pandemike, nuk u prek nga sulmi, pasi ai gjindet në një faqe tjetër interneti. Funksionet e aplikacionit paralajmërues për Coronan gjithashtu nuk u prekën nga sulmi. Sulmuesit gjithashtu nuk arritën të depërtojnë në rrjetin RKI.
Sipas policise për të bllokuar një faqe me sulme DDOS nuk nevojiten njohuri teknike, dhe tani piratet në internet i ofrojnë këto sulme si shërbim me qira, poashtu perdorin të ashtuquajturat rrjete bot (botnets), të cilat kontrollohen prej tyre. Rrjetet bot përbëhen nga kompjutera që janë rrëmbyer me trojanë apo softuera të dëmshëm./Zëri