Nga djegia e kontejnerëve të bërllokut digjen edhe tri vetura në Prishtinë

Në mesnatën e së dielës janë djegur tri vetura në Prishtinë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate si pasojë e një zjarri, që ka shpërthyer në kontejnerët e mbeturinave.

Policia përmes raportit 24-orësh bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe nuk raportohet për të lënduar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Zëri