Dyshohet se vajza që u gjet dje në Drenas është dhunuar
Egzona Ferati, nga Skenderaj, e cila ishte zhdukur kohë më parë dhe që u gjet dje në fshatin Çikatovë të Vjetër të Drenasit , dyshohet se është dhunuar.
Egzona ishte zhdukur nga 19 tetori, ndërsa u gjet pa ndjenja nga disa vullnetarë, që kishin filluar aksionin e kërkim-shpëtimit.
Në raportin e Policisë rasti i saj është cilësuar si “Dhunim”, transmeton “Zeri.info”.
Deri më tani nuk është arrestuar asnjë i dyshuar për rastin.
Raporti i plotë nga Policia:
Dhunim
Gllogoc: Më datën 25.10.2020, rreth orës 10:40, është gjetur viktima femër kosovare, e cila ishte raportuar si e zhdukur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, nuk raportohet për të arrestuar.