Sonte zhvillohet derbi i vjetër italian
Sonte në program është ndeshja e fundit ë javës së pestë në Serie A, raporton “Zeri.info”.
Milani që nuk po njeh rezultat tjetër, përveç fitores, e pret në shtëpi Romën e Marash Kumbullës.
Kryeqytetasit udhëtojnë në qytetin e modës për rezultat pozitiv dhe ngritjen në tabelë, kurse “Rossonerët” dëshirojnë të vazhdojnë me fitore si klubi i vetëm në Evropë.
Dy skuadra vijnë në këtë ndeshje me fitore në Ligën e Evropës si mysafire.
Milani triumfoi në Skoci përball Celticut me rezultat 1:3, kurse “Romakët” në Zvicër mposhtën Young Boys, 1:2 me golin e fitorës të cilin e shënoi mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.
Takimi Milan – Roma zhvillohet sonte në stadiumin “San Siro” duke filluar nga ora 20:45, pa praninë e publikut për shkak të pandemisë me koronavirus.
/Zeri.info