Hendboll, fitojnë Prishtina dhe Vushtrria
Ditën e djeshme (e diele) janë zhvilluar dy takimet e fundit të javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), shkruan “Zeri.info”.
Prishtina ka arritur të fitojë thellë ndaj Zhegrës me rezultat 55:22, me “bardhekaltrit” nga kryeqyteti që fituan ndeshjen e katërt me radhë dhe i prin tabelës së Supërligës në hendboll.
Mysafirët nga Zhegra pësuan humbjen e dytë dhe radhitet në vendin e gjashtë me katër pikë të grumbulluara.
Në takimin tjetër të zhvilluar, Vushtrria triumfoi në udhëtim ndaj Prizrenit me rezultat 30:26. Pjesa e parë ë kësaj ndeshje ishte në favorin e skuadrës nga Prizreni pasi që ishin në epërsi 15:14, por që në të dytën vushtrriasit e përmbysën rezultatin për t’i marrë pikët me vete.
Prizreni nuk ka arritur të marrë asnjë pikë deri më tani, kurse Vushtrria renditet e pesta me katër pikë të tubuara.
Prizreni – Vushtrria 26:30 (15:14)
Prizreni: Berisha, Haxhimusa 5, Salihu 6, Ibrahimi 2, Bytyqi, Ferati, Skenderi 5, Gashi 4, Topalli 2, J. Thaqi, Krasniqi, Thaqi, Etemi, Koro, Buqaj 1
Vushtrria: Pllana, Melenica, F. Jashari 4, Karaqa 3, Sadiku 1, Emini, M. Jashari 12, Mejzini 1, Tahiri, Myftari 8, Krasniqi, Selaci, Mehmeti, Fazliu
Prishtina – Zhegra 55:22 (25:13)
Prishtina: Beshiri 9, Terziqi 2, Abazi 6, Bajqinovci 6, Syla 7, Ramadani 3, Shabani 9, Ademi 3, Gjuka 4, Kuleta 1, Visoka 3, Quni 2, Qela, Agushi, Karabeg
Zhegra: Brahimi, Haziri, Murseli 3, A. Haziri 4, A. Isufi, F. Isufi 4, Ad. Isufi 5, E. Isufi 3, Agushi, Aliu 4, Jusufi, L. Haziri.
/Zeri.info