Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë luan disa minuta në barazimin e Juventusit
Xhakomo Vrioni ka luajtur disa minuta për Juventusin sonte në ndeshjen kundër Hellas Veronas në Serie A.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Stadium”, Juventusi barazoi 1:1 me skuadrën nga Verona, shkruan “Zeri.info”.
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Xhakomo Vrioni u inkuadrua në fund të kësaj ndeshje për kampionin e Italisë.
Ndryshe, Vrioni kishte debutuar me skuadrën e parë të Juventusit në ndeshjen e fundit kampionate edicionin e kaluar ndaj Romës.
Hapa tepër pozitive këto për sulmuesin e Kombëtares, pavarësisht minutazhit të pakët. Aktivizimi me kampionët absolut të Italisë, është një ëndërr për çdo futbollist të ri. /Zeri.info