Aksident me të lënduar në fshatin Mramor të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Mramor të Prishtinës.

Policia ka bërë të ditur se në këtë aksident që ka ndodhur rreth orës 14:20 janë përfshirë dy vetura ku janë lënduar dy persona, raporton Zeri.info.

“Me datë 25.10.2020 rreth orës 14:20 në fshatin Mramor është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore ku kanë qenë të përfshira dy automjete, 1. V. Ë. Golf 4 dhe. 2. Kombi Mercedes ngjyrë e bardhë. Dy persona raportohet te kenë marr lëndime trupore”, ka thënë për”Zërin” zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Me këtë rast Hoxha ka përciellur apelin e policisë që të respektojnë të gjitha rregullat e trafikut rrugor.

“Apelojmë tek te gjithë drejtuesit e automjeteve qe te respektojnë rregullat e trafikut rrugor, ne veçanti, tu përmbahen shenjave qe kufizojnë shpejtësinë e lëvizjes, sepse tejkalimi i shpejtisë është gjithmonë rreziku me i madh i shkaktimit te aksidenteve rrugore te cilat shpesh po përfundojnë me fatalitet”, thuhet në apelin e policisë./Zëri