Interi rikthehet te fitorja, fiton në udhëtim te Genoa

Skuadra e Interit është rikthyer te fitorja në ndeshjen si mysafir i Genoas, raporton “Zeri.info”.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Serie A, “Neurazzurët” e fituan takimin në pjesën e dytë, pasi që 45 minutat e para përfunduan 0:0.

Goli i parë i Interit erdhi vetëm pas më shumë se një orë lojë, saktësisht në minutën e 64’ ku shënoi sulmuesi belg, Romelo Lukaku.

Për golin e dytë dhe të qetësisë për “zikaltërit”, e shënoi mbrojtësi anësor, D’Ambrosio 11 minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Me këto tri pikë, Interi shkon në kuotën e shtatë pikëve dhe momentalisht ndodhet në vendin e shtatë në Serie A.

Skuadra e Genoas, me këtë humbje në shtëpi, radhitet në vendin e 15-të me vetëm katër pikë të tubuara.

Lider i padiskutueshëm i Serie A, mbetet Milani me 12 pikë pa asnjë humbje dhe asnjë barazim deri më tani.

/Zeri.info