Rritje rastesh me Covid në Itali, shënohen 91 viktima në 24 orët e fundit
Italia ka pësuar sërish rritje të rasteve me Covid-19 në 24 orët fundit.
Mësohet se janë resgjistruar 19.143 të infektuar përgjatë kësaj kohe, ndërsa janë shënuar plot 91 viktima. Shifra e personave të shëruar ka shkuar në 2352.
Italia është njëri prej vendeve më të prekura me 484 869 të infektuar që nga nisja e pandemisë dhe me 37 059 viktima.
Vendi po përballet sërisht me një mbyllje të dytë, ku vetëm ditët e fundit më shumë se 5 qytete kanë ndaluar qarkullimin. /Oranews