Momenti kur Distria Krasniqi e arriti fitoren me ippon kundër xhudistes hungareze në Grand Slamin e Hungarisë
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka kaluar në rundin tjetër në kategorinë deri në 48 kg në “Grand Slamin” e Hungarisë, raporton “Zeri.info”.
Krasniqi ka arritur ta mposhtë Shirine Bouklin, shkruan "Zeri.info".
Kosovares iu nevojitën disa minuta luftë për të hedhur në tokë kundërshtaren.
“Disi” me këtë fitore e ka siguruar kalimin në gjysmëfinale.
Para kësaj përballje, Krasniqi e mposhti me ippon hungarezen Eva Csernovickin, derisa momentin e fitores mund ta shikoni në videon e mëposhtme.
Ndryshe, Nora Gjakova dhe Flaka Hoxha janë eliminuar nga kjo garë, si dhe japonezi që e përfaqëson Kosovën, Shigeki Nakamura. /Zeri.info