Nora Gjakova dhe Flaka Hoxha eliminohen nga Grand Slami i Hungarisë

Nora Gjakova dhe Flaka Hoxha janë eliminuar nga Grand Slami që po mbahet në Hungari.

Xhudistet nga Kosova kanë garuar në kategorinë deri në 57 kilogramë, shkruan "Zeri.info".

Në përballjen e parë, Hoxha fitoi kundër portugezes Wilsa Gomes, por në ndeshjen e dytë u mposhtë nga kanadezja Jessica Klimkait.

Nga ana tjetër, Gjakova ndeshjen e parë e kaloi pa luftë.

Kurse, në përballjen e dytë pësoi humbje nga francezja Helene Receveaux. /Zeri.info