Në një furgon që po vozitej me shpejtësi policia gjen 19 sirianë, shoferi arratiset

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur 19 sirianë në një kombi të braktisur në Prizren, të cilët në Kosovë kishin hyrë ilegalisht.

Sipas Policisë, të mërkurën një person i panjohur, i cili ngiste me shpejtësi të madhe automjetin e markës kombi, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në ndjekje të Policisë ka hyrë në oborrin privat në fshatin Vlashnje të Prizrenit dhe është arratisur në drejtim të panjohur.

“Në automjetin e braktisur janë gjetur 19 (nëntëmbëdhjetë) persona shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë”, ka thënë PK-ja.

Automjeti është sekuestruar, ndërsa me migrantët do të merret njësiti përkatës i migrimit. /Zëri