Numri në rritje i të infektuarve në Prishtinë pezullon takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizmit

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë e sidomos në kryeqytet ka bërë që i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të marrë vendim për pezullimin e përkohshëm të takimeve me palë në Drejtorinë e Urbanizmit.

Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se ky vendim është marrë si masë mbrojtëse kundër përhapjes së virusit.

“Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ka përkeqësuar situatën epidemiologjike, prandaj kemi marrë vendim që si masë mbrojtëse kundër përhapjes së virusit të pezullohen përkohësisht takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizmit”, ka shkruar ai.

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 124 raste të reja me COVID-19, nga të cilat vetëm në Prishtinë janë gjysma e tyre. /Zëri