Takim i veçantë pas ndeshjes i Mavrajt e Gjasulës

Ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, dhe mesfushori Klaus Gjasula kanë pasur një ndeshje interesante në Bundesligën e Dytë gjermane, ku u ballafaquan ndërmjet vete.

I fituar ka dalë mesfushori Gjasula, megjithëse i aktivizuar vetëm në minutën e 81-të, pasi Hamburgu ka mposhtur 0:1 Greuther Furthin, ku Mavraj luajti 90 minuta.

Megjithatë, fundi dy lojtarët shqiptarë i ka gjetur të shoqëruar, pasi ata ndërruan fanellat mes tyre, në shenjë respekti. /Zeri.info